Kuvendi i Shqipërisë ka mbyllur pasditen e së hënës seancën plenare, me miratimin e projektrezolutës “Për dënimin e fenomenit të dhunës në familje” dhe projektrezolutës “Për objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të axhendës 2030 të shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara”.
Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 111 vota projektrezoluten per dhunën ne familje.
Po ashtu, me 112 vota u miratua projektrezoluta “Për objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të Axhendës 2030 të shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara”.