Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur komentuesve të shumtë në lidhje me dy kërkesat e tij për një zgjidhje të përbashkët me opozitën për emrin e Prokurorit të Përgjithshëm që do të zëvendësojë Adriatik Llallën.
Pas përsëritjes së kërkesës së tij mbrëmjen e djeshme, ndjekësit në “Facebook” i kanë kërkuar llogari kryeministrit se përse kërkon zgjidhje të përbashkët, duke qenë se tani e ka timonin vetë.
Rama ka sqaruar se po kërkohet përfshirja e opozitës në një proces ku Shqipëria fiton më shumë se sa nga sherri. Por ai thekson se nëse opozita nuk do të pranojë, maxhoranca do të vazhdojë e vetme.
REPLIKAT
Komentues 1: Unë se marr vesh këtë kryeministër, një herë i thotë popullit t’ia japi timonin e Shqipërisë pa asnjë parti në kazan, tani thotë duam zgjidhje të përbashkët, o kryeministër votën ta dha populli jo opozita, në qoftë se nuk duan të marrin për prokurorin e përgjithshëm nuk ke pse i pyet shumë, të mblidhet parlamenti dhe të zgjidhet kryeprokurori i përgjithshëm! Po nuk u bë as kjo keni dorë dhe ju si parti socialiste, që vettingu mos të vazhdojë dhe me mbështetjen e qeverisë shqiptare.
Komentues 2: Po mirë pra è ka ti që qe kërkesa i ditur sipas teje ç’duhet të bëjmë ne që kemi 20 vjet që shpresojmë tek drejtësia? E votuam pra më shume se kaq çdo bëjmë ne? Këta kanë grabitur, kanë vrarë, kanë vjedhur nga të gjithë krahët o plak mu në mes të ditës. Nuk jemi injorant ore jo jemi popull edhe zgjedhim udhëheqës e shpresojmë të udhëhiqemi jo t’u lutemi. Enveri nuk kthehet më ajo zgjidhje nuk ekziston më, sipas teje në injorantët ç’duhet të presim për të parë FAJTORË në burg?
Edi Rama: Nuk po ju kuptoj çfarë po flisni! E para këtu nuk bëhet fjalë as për timon as për kazan, sepse është e qartë që nëse ata nuk do të duan, ne do të vazhdojmë drejt të vetëm dhe ndërkohë nuk është se e kemi fikur makinën e po presim, ashtu sikundër është e qartë që nuk po kërkojmë ndonjë pazar me ta, po përfshirjen e tyre në një proces ku nga përfshirja Shqipëria fiton më shumë se sa nga sherri që ata kërkojnë! E dyta vettingu s’ka asnjë lidhje me këtë proces sepse Vettingu ka nisur dhe partitë nuk kanë asnjë lloj lidhje apo influence mbi të! E treta vrasjet e vjedhjet do të gjykohen nga organet e Drejtësisë së Re, jo nga prokurori i përkohshëm që po zgjedhim, prandaj, kur flasim për këto çështje ju lutem, jini të përmbajtur dhe mos vraponi të jepni mend siç jepni për futbollin duke e parë në TV se pastaj mërziteni e gaboni!
Thelbi i përpjekjes time për dialog e mirëkuptim është shumë i thjeshtë e i qartë për këdo që do të dëgjojë e të kuptojë: Shqipërisë në rrugën e çeljes së negociatave nuk i bën mirë sherri dhe kush kërkon sherr i bën dëm vendit, jo vetëm vetes! U kuptuam?!
Komentues 3: Këto lutjet për opozitën, nuk janë të mira, të gjithë prokurorët i ka emëruar Saliu, jepjani edhe këtë tjetrin. PD po bën ç’ështe e mundur, që të nxijë Shqipërinë dhe ju i kërkoni pakt. Pakti bëhet kur qëndrimet janë të përafërta, jo diametralisht të kundërta…jo për gjë, kërkove timonin i vetëm, pa Lesh e linë në prehër, ta dhanë shqiptarët, mos i zhgënje.
Edi Rama: Sikur paktet të bëheshin kaq kollaj sa mendon ti Florjan, bota do ishte 1000 herë më e mirë se ç’ështe, prandaj kur s’mërzitem unë që i bej lutjet mos u mërzit as ti që thjesht i dëgjon, se vetëm nga këto lloj lutjesh nuk humbet kurrë vendi, mësoje këtë se mua ma ka mësuar eksperienca.
Komentues 4: Ai popull nuk bëhet, sado që mundohesh ti. Kur i shtrin dorën për dialog Lulit, njerëzit thonë, ja e bleu Rama kryetarin e opozitës, kur Luli refuzon të bëjë dialog, thonë e ka urdhëruar Saliu të bëjë kështu. S’ka faj edhe Luli i shkretë 😂
Edi Rama: Popullit i merr të keqen ti Alban, se populli është më i mençur se ti, se unë e se të gjithë veç e veç, prandaj mos i vër popullit faje që nuk t’i ka borxh hë të keqen vëllai😉