Arben Imami është një nga eksponentët e PD që dolën hapur kundër Lulzim Bashës para zgjedhjeve të 25 qershorit, duke kundërshtuar lidreshipin e tij.
Imami u shpreh se zgjdhja e një prokurori të përgjithshëm të përkohëshëm në këtë moment është e panevojshme.
“Zgjedhjet e një prokurori të përkohshëm do kishim vetëm në raste vdekje apo dorëheqje. KLP-ja nuk mblidhet vetëm për një anëtar. Zgjidhja në këto momente është e panevojshme dhe e paarsyeshme. E kanë demonstruar dhe provuar me arsyetim të mirë zoti Xhafa dhe Sollaku. Jam i së njëjtës mendje. Në këtë pikëpamje PD ka të drejtë që nuk pranon të ulet në këtë tryezë. Nuk mund të ketë dialog për të shkelur Kushtetutën, edhe pse asin ambasadorët Lu e Vlahutin”,- u shpreh Arben Imami.