Ministri i Infrastruktures dhe Energjise Damian Gjiknuri dhe ZV/Kryeministrja Mesi inspektim ne hidrocentralin e Vau Dejes…

0
1015

 

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri shoqëruar nga zv.kryeministrja Senida Mesi inspektuan hidrocentralin e Vaut të Dejës në Qarkun e Shkodrës. Korporata Elektronenergjitike Shqiptare po zbaton një program kompleks investimesh që kanë kontribuar në rritjen e efiçensës së prodhimit, rritjen e sigurisë së veprës dhe në përmiresimin e kushteve të punës për personelin.

Ministri Gjiknuri tha se para një jave pati përmbytje në Shqipëri por mirëmenaxhimi i kaskadës, eksportet dhe shitja e energjisë në kohë për ti lënë hapësirë volumeve të pritshme të ujit nga reshjet e befta bënë që të prodhohej më shumë energji, të rritej rezerva energjetike dhe të mos ndodhnin përmbytje në nën Shkodër.

“Gjatë këtyre katër viteve, nuk është çështje fati por edhe çështje mirëmenaxhimi të Kaskadës që qytetarët e nën Shkodrës kanë shpëtuar nga përmbytjet masive për të cilat kanë qenë dëshmitarë në vitet e mëparshme. Përgëzoj edhe stafin për punën e mirë të bërë por njëkohësisht edhe tu japim lajmin e mirë shqiptarëve që rezerva energjetike po përmirësohet, pak nga pak po hyjmë në normalitet për të filluar planifikimin e energjisë për vitin që vjen, pas një viti jashtëzakonisht të thatë e me vështirësi nga ana financiare. Po fillojmë po hyjmë në një klimë normaliteti përsa i përket parashikimeve në energji. Ky është një lajm i mirë për ekonominë shqiptare, për Buxhetin e Shtetit sepse në fund të fundit financat publike kërcënoheshin nga thatësirat e mundshme”, theksoi Gjiknuri.

Ndërkaq, zv.kryeministrja Senida Mesi tha se investimet e kryera gjatë viteve të fundit në Kaskadën e Drinit kanë qenë serioze dhe jo të vogla në vlerë.

“Dua të theksoj edhenjëherë atë çka tha ministri, jo vetëm por kryesisht mirëmenaxhimi i Kaskadës së Drinit, ndjekja e rregullores me përpikmëri ka bërë që ne të mos kemi përmbytje këtë 5 vjeçar. Është një rregullore që daton që këtu e në krijimin e këtij hidrocentrali gjë që tregon se nëse rregullorja ndiqet me përpikmëri nuk ka asnjë problem për zonat rreth e rrotull. Siguruam edhe kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës se ne do të vazhdojmë pikërisht me të njëjtin ritëm”, u shpreh Mesi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here