Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje, kapet në Xhenoa i riu shqiptar

0
1158

Një 24 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Xhenova pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Mediat italiane raportojnë se i riu ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër arresti evropian për vjedhje, pasi ndiqej prej koheeësh, u gjurmua dhe u ndal në Liguria.

Policia gjithashtu identifikoi dhe dy bashkatdhetarë të tij me precedentë të ndryshëm për vjedhje në shtëpi.

Bëhet fjalë për dy të rinj shqiptarë, të dy 25 vjeçarë. Ata u shoqëruan në stacionin policor për qëndrim të parregullt në Itali si dhe me precedent të mëparshëm për vjedhje banesash në shtetin fqinj.

Pas kryerjes së procedurave do të merret masa e dëbimit për në atdhe ndaj shqiptarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here