Pas disa shkrimeve dhe dyshimeve se dokumenti i siguruar nga ish ministri Saimir Tahiri nga Prokuroria e Katanias, ku vërtetohej se nuk ndiqej penalisht është i falsifikuar, ka reaguar ish- kryeministri Sali Berisha.
Përmes një statusi në Facebook, Berisha shprehet se dokumenti i publikuar nuk kishte numër protokolli dhe si i tillë konsiderohet i falsifikuar. Ai shkruan se pas këtij akti fshihet sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi dhe i bën thirrje prokurorisë të hetojë.
Statusi i plotë:
Noriega dhe Don Agaçio prapa dokumentit te fallsifikuar te Saimir Trafikut!
Te dashur miq, fill pas kerkeses se prokurorise per arrestimin e Saimir Trafikut dhe vendimit te Rames per te mos dorezuar kriminelin tek drejtesia, per shkak se e merrte me vehte ai, per te mashtruar publikun shqiptar nisi me urgjence incognito sekretarin e pergjithshem te mafies shteterore, Don Agaçion per te nxjerre nje vertetim se Tahiri nuk eshte nen hetim ne Itali.
Burime serioze zyrtare dixhitale informuan se dokumenti i paraqitur publikut nuk kishte numer protokolli dhe si i tille ishte nje fallsifikim pa vlere dhe denoncuam publikisht si angazhimin e Rames dhe Don Agaçios ashtu dhe fasitetin e dokumentit.
I bej thirrje prokurorise te hetoje si fallsitetin e dokumentit ashtu dhe implikimin direkt te Norieges dhe mafiozit famoz Don Agaçio ne fallsifikim dokumentash te shtetit mik dhe mashtrimin e publikut shqiptar. sb