Thursday, April 18, 2024
HomePolitikëBasha: Nuk pranojmë Kryeprokuror politik, ta kuptojnë dhe ndërkombëtarët

Basha: Nuk pranojmë Kryeprokuror politik, ta kuptojnë dhe ndërkombëtarët

-

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  deklaroi se opozita nuk do të pranojë një Kryeprokuror politik.

Në një dalje për mediat pas mbledhjes me krerët e degëve dhe grupin e PD, Basha tha se Shqipëria po sakrifikohet për të mbrojtur pushtetin dhe paratë e Edi Ramës dhe njerëzve të tij.

Sipas tij, kryeministri kërkon një kryprokuror politik për të devijuar hetimet për dosjet e nxehtra të kësaj mazhorance.

Basha: Tani Edi Rama ka humbur çdo kontroll dhe nuk do të ndalet më në rrugën e tij shkatërrimtare, fundi i tij është i vulosur. Ata që mendojnë se ne do të tolerojmë një Kryeministër të inkriminuar të sakrifikojë Shqipërinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë e ka gabim. Nuk ka Kryeprokuror politik. U bëj thirje qytetarët të kuptojnë se ajo që po ndodh në Shqipëria është mënyra sesi shkatërrohet një vend.

Nëse vazhdohet duke toleruar të keqen, Basha tha se Shqipëria nuk do të ketë të ardhme.

Ndërsa shtoi: Sot shpresoj që edhe partnerët tanë të kuptojnë shpejt një të vërtetë të madhe.

Në përfundim dhe një thirrje për qytetarët.

Basha: Të hëhën është detyrë e çdo qytetari të bashkohet me protestëë tonë para parlamentit. Të hënën  opozita parlamentare nuk do të lejohet të kthehet në fasadën e pushtetit. Ftoj çdo qytetar të mos qëndrojë spektator por ti bashkohet protestës.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts