TRONDITËSE: 50% E FUQISË PUNËTORE NË SHQIPËRI VETËM ME 8-VJEÇARE

0
810

50% e fuqisë punëtore në vend janë vetëm me 8-vjeçare.

Të tilla të dhëna dalin nga analiza e indikatorëve të zhvillimit botëror. Ndryshe nga vendet e rajonit ku forca e punës dominohet nga niveli i mesëm dhe ai i lartë i arsimit, me vendin tonë ndodh ndryshe.

Shqipëria dhe Turqia janë vendet e para të renditura për fuqinë e lartë punëtore më nivel të ulët arsimimi, nga 20 vendet në zhvillim të Europës.

Ndërkaq vendet me përqindjet më të larta të forcës së punës me arsim të lartë janë vendet baltike si, Rusia, Estonia dhe Lituania.

Ndërsa nga vendet e ballkanit janë Serbia dhe Mali i Zi.

Sipas projeksioneve të Kombeve të Bashkuara, forca e punës në Shqipëri ka hyrë në fazën e një tranzicioni të thellë. Ky tranzicion vjen si pasojë e plakjes së popullsisë prej emigracionit të lartë dhe rënise së numrit të lindjeve.

Edhe pse gjysma e forcës punëtore është vetëm me 8-vjeçare, familjet shqptare shpenzojnë shumë për tu arsimuar, në raport kjo me vendet e tjera.

4.4% të buxhetit familjar shkon për arsimim, shpenzimet e të cilit kanë shënuar rritje më 2,3% krahasuar me vitin 2015.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here