Basha: Për mbrojtjen e Tahirit, Rama behet kryeprokuror e gjyqtar

0
811

Në 27 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike më Fier, kreu i opozitës Lulzim Basha inkurajoi shqiptarët t’i bashkohen opozitës për t’i dhënë fund qeverisjes nëpërmjet krimit, e cila ka si simbol Saimir Tahirin. Basha nënvizoi kontrastin mes Saimir Tahirit, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe 22 vjeçarit Estref Halili, që u burgos për një cigare hashash dhe vari veten më burg një vit më parë.

Basha: “Sot e gjithë qeveria është ngritur në këmbë për të mbrojtur Sajmir Tahirin, por askush nga ata nuk u kujtua të thotë një fjalë për Estref Halilin 22 vjeçar. Ky është shteti i Edi Ramës. Estref Halili, për një cigare hashash u plas në burg. 22 vjeçarit iu ndërpre jeta në lulen e rinisë. Ndërsa për Sajmir Tahirin dhe fatin e tij, Edi Rama bëhet gjyqtar, bëhet prokuror, vetëm e vetëm që ta shpëtojë nga drejtësia.”

Basha renditi disa fakte pse Edi Rama po kap drejtësinë nëpërmjet kryeprokurorit.

Basha: “Menjëherë pas vetëemërimit si kryeprokuror Edi Ramës, Saimir Tahirit iu kthye pasaporta për të udhëtuar jashtë shtetit”

Kreu i PD theksoi se emërimi i kryeprokurorit pa vetting është prova më e qartë se Edi Rama ka frikë nga reforma e vërtetë në drejtësi.

Basha:  “Vetingu, e mbani mend, sa herë i kërkonim llogari Edi Ramës. Ku e ke shëndetësinë falas, thoshte vetingu. Ku i ke 300 mijë vendet e punës, thoshte vetingu. Shqipëria e mbushur me drogë dhe krim, vetingu. Akuzonte nga mëngjesi deri në darkë opozitën, se po bllokonte vetingun. Po sot? Përse e ka zgjedhur kryeprokurorin pa veting? Përse e ka bllokuar ngritjen e SPAK-ut dhe BKH. Përgjigjia është e thjeshtë dhe e qartë. Sepse Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, janë në panik dhe të tmerruar”

Sipas bashës, nuk mund të vazhdohet të pretendohet se përballë është një qeveri normale, kur nuk është garantuar kushti themelor i demokracisë- garantimi I zjedhjeve të lira e të ndershme.

Basha:  “A jemi gati t’i rikthejmë qytetarëve shqiptarë jo vetëm paratë e vjedhura nga kjo klikë kriminale dhe korruptive, por edhe shpresën se e nesërmja duhet dhe do të jetë demokratike, e lirë dhe europiane siç e dëshiron çdo shqiptar?  Jam i bindur që po! Ju bëj thirrje ta mbledhim gjithë këtë energji pozitive dhe ta derdhim në sheshet e protestës popullore. Liri, demokraci!” 

Basha u shpreh se opozita nuk do ta lërë vendin peng të krimit, korrupsionit, të drogës dhe trafikantëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here