Mesfushori i Vllaznisë në listën e dëshirave të Kukësit

0
998

Në listën e dëshirave të Kukësit është dhe mesfushori i Vllaznisë, Florind Bardulla, i cili ka pasur një ecuri mjaft të mirë me Vllazninë në aspektin personal. Në tre sezonet e fundit ka luajtur maksimalisht, duke qenë një nga lojtarët me më shumë minuta të luajtura te Vllaznia. Në sezonin 2015-2016 luajti 2421 minuta, në 2016-2017 luajti 2133 minuta dhe në sezonin aktual 678 minuta.

 

 

Mëngjarashi shkodran shikohet me sy të mirë nga drejtuesit e Kukësit, të cilët i kanë dërguar emisarët e tyre për të negociuar me futbollistin. Futbollisti do t’i dërgohet trajnerit Pakult e nëse austriaku jep OK-in, atëherë kuksianët do t’i bëjnë ofertë zyrtare futbollistit. Ndërsa, vetë Pakult do të shikojë për të afruar një sulmues të mirëfilltë për ekipin e tij, ku do t’u japë emrat menaxherëve të klubit për të hyrë në bisedime me lojtarët.

Nuk përjashtohet mundësia që në listën e dëshirave të jetë ndonjë nga ish-sulmuesit e tij që ka stërvitur në ekipet e mëparshme, me të cilët do negociojë personalisht, pa ndihmën e asnjërit prej zyrtarëve të klubit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here