Ndotja e ajrit është një nga problemet më shqetësuese që shqiptarët po përballen aktualisht.
Kjo shifër është bërë publike me rastin e Javës Evropiane të Lëvizshmërisë, ku Ministria e Mjedisit ka organizuar një aktivitet sensibilizues për të nxitur përdorimin e mjeteve të transportit që nuk prodhojnë ndotje, sikurse janë edhe biçikletat.
“Është fakt që Shqipëria ka një problem madhor me ajrin urban dhe kjo është pasqyruar edhe në raportin më të fundit të Agjencisë Evropiane të Mjedisit, në vitin 2016, ku Shqipëria ka 2120 vdekje në vit nga ndotja e ajrit”, thotë Agron Deliu, specialist i cilësisë së ajrit në Institutin e Shëndetit Publik në Shqipëri.