Del autopsia, ja sa plumba u gjetën në trupin e Ivanoviç

0
2568

Ka përfunduar autopsia për kryetarin e Iniciativës Qytetare SPD, Oliver Ivanovicc, i vrarë sot në Mitrovicë të Veriut.

 

 

Në trupin e tij ekspertët mjekoligjorë kanë gjetur gjashtë predha nga një armë e vogël.

Autopsia është kryer nga mjekoligjorët e Kosovës në rajonin e Mitrovicës.
Më herët gjatë ditës, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqri Syla, konfirmoi se dy prokurorë nga kjo prokurori kanë nisur hetimet për vrasjen e liderit të serbëve të Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here