Deputetja e LSI flet për fejesën: Na lidhi partia, po pres propozimin…

0
848

Kejdi Mehmetaj është një prej deputeteve më të reja të Kuvendit të Shqipërisë. Teksa në media është folur për një fejesë të mundshme të saj, vetë deputetja ka pranuar lidhjen me Arbrin, madje ka shkuar edhe më tej duke thënë se është në pritje të një propozimi.

“Ne jemi në një marrëdhënie prej disa vitesh. Ne patëm një angazhim me familjet, por nuk jemi fejuar. Familjet tona janë tradicionale dhe ne i kemi njohur me njëra-tjetrën. Unë ndihem shumë mirë dhe e bekuar nga Zoti që kam rreth vetes gjëra të mira dhe pozitive dhe përpiqem t’i mbaj. Ne jemi njohur në parti, brenda LSI-së. Në aspektin profesional secili prej nesh ka jetën e tij dhe jemi veç. Për suportin me njëri-tjetrin do jemi gjithmonë bashkë.

Ne jemi familje e vogël, por unë jam rritur me kushërinj dhe në parti po ashtu, sepse unë jam futur që 14 vjeç.

Familjen time do ta doja të madhe, por në fund të ditës këto janë punët e Zotit”, tha Mehmetaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here