Kryeprokurori, mazhoranca refuzon propozimin e opozitës për amendimin e Kushtetutës

0
833

Mazhoranca i është përgjigjur opozitës duke hedhur poshtë çdo mundësi që të pranohet amendimi i Kushtetutës në mënyrën sesi zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, teksa njoftoi se nesër nis procedura për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, tha se nuk do të ketë kompromis në kurriz të Kushtetutës.

Manja: Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë lloj kompromisi në kurriz të Kushtetutës së vendit që e kemi miratuar bashkarisht dhe me vullnet të plotë me 140 vota.

Por kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha se propozimi i opozitës nuk është lojë politike, ndërsa sipas saj refuzimi fakton që ata që ajo i quan “sekte kriminale”, nuk duan drejtësi të pakapur.

Kryemadhi:Mosmarrja përsipër tregon hapur që PS është në favor të gjithë propozime që kemi bërë ne por sekti kriminal i rilindjes do të jenë ata që do ta drejtojnë për të mos ndodhur kjo gjë. Ne duam që të zbatohet reforma në drejtësi, i vetmi njeri që ka kapur reformën në drejtësi dhe e ka përdorur për interesat e veta është zoti Rama.

Ndërsa deputetja e PD-së në Komisionin e Ekonomisë, Jorida Tabaku, tha se me emërimin e kryeprokurores së përkohshme dosjet e bujshme të korrupsionit kanë mbetur pezull.

Tabaku: Të kthejmë ligjshmërinë e Kuvendit, ligjshmërinë e këtij komisioni dhe çdo komisioni të këtij parlamenti, duke mos shkelur më Kushtetutën.

Drejtësia dhe korrupsioni janë çështje kryesore për të cilat opozita do të protestojë me 27 janar.

Kryemadhi hodhi poshtë zërat për dhunë ndërsa i bëri apel Kryeministrit të mos provokojë nëpërmjet policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here