LAJM I FUNDIT/ Monika Kryemadhi letër ambasadorëve Lu e Vhahutin, për problematikat e Reformës në Drejtësi

0
1160

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste  për Integrim, Monika Kryemadhi i ka dërguar një letër Ambasadorit amerikan Donald Lu dhe ambasadores së BE, Romana Vlahutin në lidhje me problematikat e Reformës në Drejtësi.

“Problemi me kritik vazhdon të mbetet implementimi i Reformës në Drejtesi. Sjella arrogante e mazhorances ka minuar rende dialogun politik. Moment i patolerueshem është përbuzja e opinioneve të dhëna nga ONM për kandidatë të caktuar nga Sekretari i Përgjithshem i Kuvendit (ish-sekretar i pergjithshem i ministrit Tahiri).  Veprimet e maxhorancës jane te nje linje politike qe ka prioritet kapjen e drejtesise. Kapja e drejtesise do kete pasoja te renda politiko-shoqerore per vendin. LSI votoi pa asnje medyshje reformen dhe 7 ligjet sepse ishin garante BE dhe SHBA. Koha i dha te drejte mosvotimit te PD-se. Roli i nderkombetareve shume i rendesishem per krijimin e nje klime te re politike,” mësohet të jetë shkruajtur në letrën e Kryemadhit drejtuar ndërkombëtarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here