Klevis Balliu zbulon nga kuvendi,ku do te jete Rama diten e protestes

0
788

Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka zbuluar një detaj të rëndësishëm gjatë seancës së sotme në Kuvend.

Balliu është shprehur se Edi Rama sa herë që Shqipëria ka një problem largohet nga vendi. Sakaq, është treguar i bindur se kryeministri nuk do të jetë as ditën e protestës edhe pse thotë të kundërtën.

 

“Rama nuk do të jetë në protestë ditën e shtunë. Unë e di, edhe axhendën e kam”- tha Balliu gjatë fjalës së tij.

Ndërkohë ka shtuar se nëse policia do të ushtrojë dhunës gjatë protestës do të jetë pikërisht ajo që do të mbajë përgjegjësi.

“Nëse policia do përdorë metodat e vjetra do mbajë përgjegjësi. Kujdes!”. Kështu u është drejtuar deputeti i PD-së qeverisë për ditën e 27 Janarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here