Gazeta londineze ‘Evening Standard’ ia ka dedikuar sot faqen e parë një baroni shqiptarë droge i cili poston në Instagram foto nga burgu ku vuan dënimin. E përditshmja londineze shkruan se baroni shqiptarë tallet me sistemin e burgjeve tek sa thekson se ai është Tristen Asllani i dënuar me 25 vite burg vitin e shkuar.
Asllani vitin e kaluar pranoi akuzat për trafik droge dhe posedim pa leje të një arme tip skorpjons. Kjo gazetë shkrua se ka zbuluar foto të Asllanit të cilat ai i postonte në Instagram. Fotot janë shkrepur brenda qelisë në burgun Wandsworth në Londër.
Gazeta ‘Evening Standard’ thekson se të burgosurit shqiptarë përdorin celularë në burgjet angleze duke sfiduar kontrollet e rrepta. Drejtoria e përgjithshme angleze e burgjeve ka deklaruar se e mbylli llogarinë në Instagram që përdorej nga Asllani dhe se për publikimin e fotove mund të dënohet edhe me dy vite te tjera burg.