Përjashtimin e tij si kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor, Altin Hazizaj e quan të padrejtë, një lajthitje të rradhës me ligjin dhe humbje të sistemit të drejtësisë.
Në reagimin e tij, Hazizaj shkuan se vendimi i nënkomisionit parlamentar për përzgjedhjen e kandidatëve është bazuar tek rekomandimi i Prokurorise se Pergjithshme, ne lidhje me vleresimin e figures.
Hazizaj thotë se “letra e derguar nga Prokuroria e Pergjithshme eshte ne lajthitje me ligjin, sepse prokuroria ka per detyre qe te vertetoje nëse jam është kriminel apo jo. Prokuroria tek letra e saj e thote te zeze mbi te bardhe Altin Hazizaj eshte i padenuar qofte edhe me 1 dite burg as ne Shqiperi dhe as jashte Shqiperise”.
Më tej Hazizaj thotë se nen-komisioni, pjesa e pozites, është bërë palë me te padrejten.
“Mua me vjen shume keq qe te 3 antaret e pozites ne Kuvend, te tre juriste, sot vendosen edhe ata te shkelin LIGJIN!Kjo ngjarje eshte nje humbje per Kuvendin dhe drejtesine ne Shqiperi”-shkruan Hazizaj.