Një 54-vjeçar shqiptar është vënë në prangat ekarabinierëve mëngjesin e sotëm në provincën e Alessandria-s.
Ai akuzohet për tentativë vrasje të një bashkëkombasi të tij në 8 gusht të vitit të kaluar, duke e plagosur me thikë në një parking në Savona.
Pas ngjarjes, 54-vjeçari u arratis në Shqipëri, por u arrestua sot pasi ishte kthyer të takonte disa të afërm në shtetin italian. Emri i tij nuk është bërë publik.