Partia Demokratike ka sqaruar përplasjen në Kuvend, ku edhe u ndërpre seanca. Në një njoftim PD thotë se Ruçi është në shkelje të rregullores me ndërprerjen e fjalës së Spahos.
PD: Gramoz Ruçi është në shkelje të rregullores me ndërprerjen e fjales së kryetarit të grupit, Edmond Spaho. Duke marrë shkas nga shkelja e rëndë e ligjit për ekstradimin e Nezar Seitit, më urdher të kryeministrit, zoti Spaho do të kerkonte praninë në sallë të Edi Ramës. Ndërprerja brutale e fjalës së kryetarit të grupit PD solli reagimin e grupit te opozites.