Wednesday, April 17, 2024
Home Kronika Angli, shqiptari vret somalezin në burg

Angli, shqiptari vret somalezin në burg

0
1557

Një shqiptar 23 vjeç qëlloi për vdekje një të burgosur somalez. Ngjarja ndodhi në burgjet angleze, kur i burgosuri Enton Marku goditi me thikë somalezin, pas përleshjes brenda qelisë.

Një i burgosur shqiptar vrau me thikë një shtetas somalez, pas përleshjes në qeli.

Ngjarja ka ndodhur në Wormwood, kur Enton Marku goditi disa herë me thikë 25-vjeçarin Khader Ahmed Saleh.

Ai u shpërngul nga Somalia drejt Britanisë së Madhe 13 vjet më parë, kur mori edhe pjesën më të madhe të familjes.

Familjarët thanë se zyrtarët e burgut duhet të mbajnë përgjegjësi për vrasjen, ndërsa xhaxhai i tij, Duale Jusuf, një aktivist i komunitetit somalez, tha se Saleh ishte vënë në shënjestër nga një bandë brenda burgut.

Shkaqet e vrasjes janë të paqarta, ndërsa policia e burgut ka arrestuar edhe një person tjetër, si bashkëpunëtor në vrasje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here