Moti i keq në Pukë, tre lojtarë të Erzenit përfundojnë në spital…

0
1312

Tre lojtarë të Erzenit kanë përfunduar në spital, ndërsa ndeshja në Pukë është pezulluar për shkak të acarit. Pas shiut të fortë, erës dhe breshrit gjyqtari ka vendosur që ndeshja mes Tërbunit dhe Erzenit të mos vijonte.

Autori i njërit prej dy golave, që shënoi Erzeni në Pukë në pjesën e parë Orjan Xhemalaj bashkë me  Kondurin dhe afrikani Xhixhiua, përfunduan në spital, për shkak të etheve dhe të ftohtit.

Lojtarët kanë marrë ndihmë mjekësore dhe gjendja e tyre është e mirë, ndërsa ende nuk ka një vendim se kur do të luhet pjesa e dytë e ndeshjes, e para përfundoi 1-2 për miqtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here