Përveç trafikut të drogës, Efthymiou Efthymious ka qenë i përfshirë edhe në trafikun e refugjatëve.
Një ditë më parë, Drejtori i Policisë së Tiranës Ardi Veliu tha se 42-vjeçari lindur dhe banues në Artë të Greqisë “është vetëdeklaruar si ish-punonjës i forcave speciale të policë greke në vitet 1992 – 2012. Kohë (në 2012-ën) kur u përjashtua se u konstatua si trafikant i lëndëve narkotike”.
Gjashtë kg kokainë të trafikuara nga Kolumbia në Gjermani, u sekuestruan në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani disa vite më parë. Për lidhje me trafikun u akuzua 42-vjeçari nga Arta. Gjithashtu ai është akuzuar nga autoritet greke si i përfshirë në trafikun e refugjatëve në vitet 2008-2009.
Përjashtimi nga radhët e policisë greke, erdhi pasi Efthymiou Efthymious u konsiderua bashkëpunëtor i qarqeve kriminale në shtetin helen.