Dhunon gruan dhe me pas mjeket e urgjences

0
1205

Një 29-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia e Udines, pasi akuzohet se sulmoi mjekët e urgjencës që po kujdeseshin për gruan e tij.

 

 

Mediat italiane raportojnë se gruaja shqiptare kishte shkuar në urgjencë pas dhunës barbare që i shoqi kishte ushtruar ndaj saj. Kur shqiptari, identiteti i të cili nuk bëhet i ditur është thirrur të dalë jashtë dhomës ku ishte shtruar bashkëshortja, ndërsa ai ka nisur të dhunojë edhe stafin e urgjencës.

‘Ansa’ shkruan se një punonjës social-shëndetësor raportoi se dëmtimet që kishte marrë gruaja ishin që ajo të qëndronte për tre ditë nën vëzhgimin e mjekëve. Sakaq, fill pas incidentit që shkaktoi në mjediset e urgjencës, shqiptari tentoi që të largohej, por ai u arrestua nga karabinierët. Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij policia gjeti 25 gram kokainës. Tashmë ndaj tij rëndon akuza për ‘dhunë në familje’ dhe për posedim të lëndëve narkotike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here