Kërcënoi Shqipërinë, tërhiqet Pavlopulos pas deklaratës së Metës: Mbështesim Shqipërine në BE…

0
880

 

Presidenti Ilir Meta ka reagur pas deklarateve të homologut grek Prokopis Pavlopulos.

Ky i fundit kërcënoi Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së duke i sugjeruar të mos e përmendë më çështjen çame “nëse dëshiron të ketë ndonjë perspektivë evropiane”.

Në një intervistë për për”Albanian Daily News” presidenti Meta shprehet se qëndrimet e Pavlopulos nuk kanë energji pozitive.

“Qendrimet e tij nuk sjellin energji pozitive. Pavlopulos jo ne sintoni me Bushatin e Kotzias. Deklaratat e tij nuk i pergjigjen partneritetit.  Te ruajme qetesine dhe respektin reciprok”, shprehet Meta.

Menjëherë pas deklaratës së Metës ka reaguar dhe presidenti Pavlopulos duke thënë se mbështet perspektivën europiane të Shqipërisë në BE.

Sakaq, presidenti grek ka kërkuar që të respektohen minoritet dhe e ka cilësuar Shqipërinë si një vend mik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here