Shkoder, nxenesit paguajne per t’u ngrohur, ne shkollen “Salo Halili”, femijet sigurojne ngrohjen me parate e tyre…

0
1719

Shkollat e Bashkise Shkoder jane pa ngrohje prej ditesh. Te ndodhur ne keto kushte, nxenesit detyrohen qe te paguajne vete per te blere dru dhe gaz. Nje nder keto shkolla eshte Salo Halili. Vete femijet pranojne se kane paguar nga 2 mije leke te vjetra per tu pajisur me ngrohje. Leket siç tregojne vete femijet ju a kane kerkuar mesuesit.

Tv 1 channel iu drejtua titullarit te shkolles per te marre nje sqarim zyrtar. Jashte kamerave Gazmir Jahiqi pranon faktin se ne shkolle nuk ka patur ngrohje, dhe per kete i eshte drejtuar nje shkrese zyrtare Bashkise Shkoder, por pa marre nje pergjigje. Jahiqi thote se drute jane blere nga vete mesuesit, duke mohuar faktin se nxenesve u kerkohen para per ngrohje.

Ne muajn nentor kur edhe kane ardhur drute thote titullari i shkolles, Bashkia Shkoder e ka thene qarte se kjo sasi eshte deri ne muajin mars, prandaj mos kerkoni me dru. Por sasia e sjelle nuk mjafton tha ai pasi ka patur dite te ftohta. Perballe ketij rasti skandaloz dhe parashikimeve se dite te ftohta do te vijne edhe javen e ardhshme, qendron Bashkia Shkoder e cila nepemjet zyres se shtypit thote se ne cdo shkolle ka ngrohje, po ne fakt edhe kete vit ka deshtuar ne furnizimin me lende drusore apo djegese te shkollave.

Pasi duhet thene se ne shkollen “Ali Laçej” nuk ka patur ngrohje asnje dite, me perjashtim te disa reflektoreve qe vete mesuesit i kane ndezur. Por fakti qe te paguajne nxenesit per tu ngrohur, eshte abuzim i hapur ne sistemin arsimor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here