Thursday, December 12, 2024
Home Politikë Komision Hetimor për çështjen “Tahiri”? Parlamenti vendos sot

Komision Hetimor për çështjen “Tahiri”? Parlamenti vendos sot

0
769

Sot Parlamenti do të vendosë nëse do të ngrejë apo jo një komision hetimor për çështjen “Tahiri”.

Kërkesa e PD është depozituar në Kuvend rreth dy javë më parë për Komision Hetimor për  të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve administrative të organeve të pushtetit legjislativ apo ekzekutiv në çështjen për të cilën akuzohet ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Objekt i komisionit të kërkuar nga PD, do të jenë edhe ndërhyrjet që janë bërë për të mos lejuar organin e Prokurorisë të hetojë penalisht këto raste. Në kërkesën e dorëzuar në Kuvend nga PD sqarohen edhe çështjet që do të hetohen nga Komisioni Hetimor që do të drejtohet nga opozita.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here