Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një takim me gazetarët ftoi qeverinë për të diskutuar për varfërinë. Ajo tha se ashtu si me ligjin për vettingun në polici, i ofrojnë qeverisë paketën e tyre antivarfëri.
Kryemadhi: Kjo qeveri nuk beson tek shqiptarët, duke mos besuar tek shqitparët kemi parë se ka importuar shumë “mendje të ndritura” për të qeverisur shqiptarët. Por ne i ftojmë ata që të diksutojmë me ta, i ofrojmë atye paketën antivarfëri ashtu sic bëmë me ligjin për policinë e shtetit.
Për ne ka shumë rëndësi lufta kundër varfërisë, ka shumë rëndësi nxjerrja nga varfëria e 200 mijë familje shqiptare sesa pushteti i një grupi bnjerëzish
Propozojmë të rikthehrt në parlament ligji për taksat. Kjo është çështje egoje personale e Edi Ramës dhe asnjë fjalë e dhënë ndaj oligarkëve shqiptarë, por është cështje e mbijetesës së bizneseve shqiptare që taksat e larta i cojnë drejt shpërbërjes së tyre.
Kryemadhi i bëri thirrje të gjithëve që të kthehen në Shqipëri dhe të marrin në dorë fatet e tyre. Sipas saj, fajtore për largimin e shqitparëve nga vendi është qeveria.