Kuvendi në seancë maratonë, asistenca e lobimi përplasin palët

0
704

Kuvendi do të mblidhet sot në një seancë maratonë, e cila do të nisë me mocionin me debat me kryeministrin Edi Rama të kërkuar nga opozita, lidhur me skemën e ndihmës ekonomike, ku nga PD dhe LSI pretendohet se janë përjashtuar mbi 20 mijë familje të varfra.

Një tjetër çështje e rëndësishme që pritet të shkaktojë debate të forta është edhe skandali i lobimeve nga PD, ku sipas burimeve kryeministri Rama ka porositur të gjithë deputetët e tij të fokusohen vetëm te kjo çështje.

Priten mbi tetë orë diskutime dhe debate të forta, ku nga njëra anë është opozita, e cila do të kërkojë llogari nga mazhoranca për përjashtimin e mbi 20 mijë familjeve nga ndihma ekonomike dhe nga ana tjetër është qeveria, e cila do të ndalet te lobimi i PD në SHBA, ku të përfshirë janë dhe rusët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here