Beteja e Çanakalasë, aty ku shqiptarët derdhën shumë gjak

0
2795

Beteja e Çanakalasë, aty ku u vranë 25 mijë shqiptarë, është sjellë sërish në fokus përmes këtyre fotove. Bashkëngjitur fotove, Kamil Bitis ka shkruar: “Qytete nga trojet shqiptare që morën pjesë në luftën e Çanakalasë. Shqiptarët kanë derdhur shumë gjak për Perandorinë Osmane dhe Turqinë”.

Lufta e Çanakalasë ose beteja e Gallipolit mori udhë nga 25 prill 1915, deri më 9 janar 1916 në Turqi. Kjo ishte një nga betejat më të mëdha në Luftën e Parë Botërore. Nga njëra anë luftonin ushtritë angleze dhe franceze dhe në anën tjetër luftonte ushtria turke me ndihmë nga Austro-Hungaria dhe Gjermania. Të dyja ushtritë kishin rreth 250.000 veta. Në fund të betejës, Turqia fitoi. Rreth 280,000 veta vdiqën për shkak të luftës.

Babai i Turqisë moderne, Mustafë Kemajl Ataturku, e komandonte Divizionin e 19 të redifëve shqiptarë, që ishin me shumicë nga trojet shqiptare si nga: Presheva, Kumanova, Shkupi, Manastiri, Ohri, Peja, Gjakova, Vlora, Elbasani etj. Ku e kalonte numrin prej 25.000 ushtarëve vullnetarë. Beteja e përgjakshme e Çanakalasë do të përfundonte më 9 janar 1916.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here