Rruga e Malit te Jushit, qe e lidhe Bushatin me Lezhen nga Torovica, dhe Velipojen, vazhdon te mbetet e bllokuar nga permbytjet. Ajo qarkullohet vetem nga automjetet e ushtrise, te cilet qendrojne ne dispozicion te banoreve per nevojat me emergjente qe kane.
Kjo rruge u bllokua diten merkure ndersa dita e enjte eshte shoqeruar me gjendje me te renduar pasi ka rritjet te nivelit te ujit mbi 70 centimeter. Mesimi ne shkollen Hoten eshte nderpere, gjithashtu eshte veshtiresuar edhe aktiviteti i dhjetra familjeve ne fshatrat Mali i Jushit, Fshat i Ri Trush i Poshtem, Konaj dhe Rranxa. Sipas informacioneve te Bashkise Vau Dejes, mbi 40 shtepi kane prezence uji ndersa mbi 80 te tjera jane te rrethuara totalisht nga uji.
Ne keto kushte jane evakuar 30 banore si dhe 2500 bageti. Familjet ne Fshatin e Ri dhe Mali Jushit jane me te prekura nga permbytjet. Perveç forcave te policise dhe atyre te emergjences se Bashkise Vau Dejes, ne Bushat jane stacionuar edhe 13 pjestare te repartit ushtarak Vau Dejes me 4 mjete, te cilet qendrojne kryesisht ne rrugen e Malit te Jushit dhe ne fshatrat e izoluara nga uji.