Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Eleni Sourani, thekson rëndësinë e marrëdhënieve pozitive mes dy vendeve tona. Në konferencën me temë “Rishqyrtimi i marrëdhënieve Shqipëri-Greqi” të organizuar Instituti i Studimeve Ndërkombëtare tha se mes dy vendeve ka një axhendë pozitive bashkëpunimi.

“Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi janë me rëndësi për qytetarët e dy vendeve tona. Kombet tona janë në ndërveprim prej vitesh. Dhe do theksoja se po kështu është me rëndësi bashkëpunimi mes dy vendeve tona. Tashmë ka një axhendë pozitive bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Greqisë. Por do të shtoja se ka një perceptim fals në media për probleme të mëdha. Greqia i ofron mbështetje vendeve të rajonit në kuadër të integrim europian. Ka ardhur koha për të hapur një faqe të re”, u shpreh ambasadorja Sourani.

Sakaq, kryetarja e Komisionit parlametar të Integrimit, Mimi Kodheli tha se “Shqipëria do marrëdhënie të mira me Greqinë”.

LEAVE A REPLY