Në Rrugën e Kombit qarkullojnë 4200 automjete në ditë

0
948

Konçesionari i cili ka fituar të drejtën për mirëbajtjen dhe tarifimin e Rrugës së Kombit do të duhet të investojë mbi 260 mln euro në 4 vitet e para. Sipas studimit në këtë aks qarkullojnë 4200 mjete në ditë dhe nëse kjo shifër rezulton më e ulët pas vendosjes së pagesës buxheti i shtetit do të kompesojë mungesën. Nëse qarkullimi është më i lartë atëherë fitimet do të ndahen me buxhetin e shtetit.

Rruga e Kombit është dhënë me konçesion për 30 vite pasi buxheti i shtetit e ka të vështirë që të bëjë mirëmbajtjen dhe realizojë investime në këtë aks.

Sipas studimit të IFC  për vitin 2016 në këtë aks rrugor qarkullojnë rreth 4200 automjete në ditë. Nëse në nisje të pagesës së tarifës do të rezultojë që qarkullimi do të jetë më i vogël atëherë do të jetë buxheti i shtetit ai që do të kompesojë pjesën e munguar.

Në të kundërt nëse lëvizja do të jetë më e madhe atëherë fitimi do të ndahet me buxhetin e shtetit. Rruga Durrës-Kukës ka kushtuar në total mbi 950 milion euro, shifër e investuar përgjatë disa viteve.

Ndonëse rruga quhet Durrës-Kukës, në fakt ajo nuk u përfundua kurrë. Në segmentin e parë Milot-Rrëshen mbetet e pa realizuar dublimi 25.6 km i rrugës.

Në segmentin e dytë prej 61 km mungojnë masa gjeoteknike mbrojtëse skarpatash dhe eleminimi i rrëshqitjeve. Në segmentin e tretë Kalimash-Morinë nuk janë përfunduar viaduktet dhe urat.

Vlerësohet se për përfundimin e plotë të rrugës do të duheshin mbi 200 milion Euro të tjera. Duke mos llogaritur këtu dëmin që rruga ka pësuar gjatë gjithë këtyre viteve të operimit ku është kryer vetëm mirëmbajtje rutinore.

Vlerësohet se kostoja e mirëmbajtjes rutinë, dimërore, tunelit, menaxhimit, operimit të rrugës, tunelit dhe tollit të arrijë në rreth 5.3 milion Euro në vit.

Kontrata parashikon se koncesionari harton dhe zbaton një skemë zbritjesh për përdoruesit e shpeshtë brenda një periudhe prej 6 muajsh.

Për të ulur  ndikim social, koncesionari do t`i paguajë çdo vit Autoritetit Kontraktor për tre vitet e para një shumë prej 120.000 Euro (përshirë TVSH-në), si pagesa të drejtperdrejta ndërsa për përdoruesit e shpeshtë  është hedhur ideja e abonesë.

Konçesioni i Rrguës së Kombit

Afati                                30 vite

Investimi                       262 mln euro

Subvencione për zonën    120 mijë euro në 3 vite

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here