Unë uroj të ketë dëshirë për Vllazninë që të ecë përpara, cilido që do të investojë për klubin shkodran. Sic ishim në sezonin e kaluar në ‘përpëlitje’, edhe vëmendja financiare është e vogël. Uroj që Vllaznia të ngrihet në nivelin që duhet të jetë”, është shprehur Frroku pas fitores se kuqebluve ndaj Skenderbeut.
Nese nuk e njeh dhe kerkon te takosh Tonin Frrokun ne Korçe eshte shume e lehte ! Eshte ai personi qe ne skajin me jug-lindore te Shqiperise, flet nje gjuhe “shkodranshe” te kthjellet e te paster, ne mes te korçareve aq sa ne qytet shpesh here nuk mungojne batutat se Tonini u ka mesuar “shkodranshen” edhe vete qytetareve te Korçes. Pa harruar se Tonin eshte babai i dy te talentuarve Harold dhe Mateus Frroku, ku ky i fundit njihet pre duetin e famshem dhe te suksesshem me Bujar Qamilin. Dashurine e tij per qytetin e Shkodres dhe per Vllaznine ai e shpreh jo vetem ne jeten e perditshme me njerezit por edhe ne rrjetet sociale.