Thursday, April 18, 2024
Home Politikë PDIU kundër taksës për rrugën e Kombit: Duhet të jetë pa pagesë

PDIU kundër taksës për rrugën e Kombit: Duhet të jetë pa pagesë

0
735

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet kërkon heqjen e taksës për rrugën e Kombit.

Në një deklaratë për mediat, PDIU thotë se “ndjek me vëmendje dhe shqetësim situatën e krijuar pas vendimit të pakonsultuar e arrogant për vendosjen e një tarife të papërballueshme për “Rrugën e Kombit”.

PDIU i bën thirrje mazhorancës që të heqë tarifën prej 5 euro për autoveturat dhe 22 euro për kamionët në “Rrugën e Kombit”.

Sipas saj “Rruga e Kombit” nuk është biznes, por arteria kryesore që lidh dy pjesët e një kombi që padrejtësitë historike i ndanë, por që ne s’mund ti ndajmë akoma me politika të tilla

“Kjo tarifë do të godiste atë që kemi më shumë nevojë rritjen e shkëmbimeve tregtare me Kosovën, ku shkëmbimet e Shqipërisë me Kosovën janë rreth 140 milion euro në vit kurse të Kosovës me Serbinë janë mbi 460 milion euro në vit”, thuhet ndër të tjera në reagimin e PDIU.

PDIU propozon që për rrugët kombëtare duhet të vendoset një tarifë e arsyeshme në përputhje me nivelin e të ardhurave të Shqiptarëve.

“Për PDIU-në, “Rruga e Kombit” dhe “Rruga e Arbërit” duhet të jenë pa pagesë”, thuhet në reagim.

Po ashtu PDIU shpreh mbështetjen dhe respektin për banorët e Kukësit që i dhanë leksion klasës politike Shqiptare dhe opinionit publik, sepse qytetarët kanë të drejtë të reagojne kur arroganca e kësaj maxhorance as nuk i pyet e as nuk i informon.

PDIU kërkon lirimin e 11 protestuesve nëpërmjet heqjes se intimidimit që maxhoranca po i ben Prokurorisë e Gjykatës, me rrethime Policore dhe urdhra politike.

PDIU thirrje për pakt kombëtar

PDIU i bën thirrje klasës politike shqiptare për një pakt kombëtar e dakortësi të munguar në këtë tranzicion të gjatë për:

– Integrimin europian me një axhendë të dakortësuar nga të gjithë.

-Implementimin e reformës në drejtësi ku politka  duhet ti mbajë duart larg.

-Për një ligj të ri për referendumet, që do ti mundësonte qytetarëve të ushtronin demokracinë direkte e të vendosnin për taksat, ambientin, planet urbane etj.

Kjo do të ishte e vetmja zgjidhje në kushtet kur demokracia me përfaqësim nuk është funksionale dhe është ozurpuar nga kryetarët e partive.

-Për reformën elektorale që mbahet peng nga dy partitë e medha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here