Debate per statutin e PD-se, Topalli: Drafti Basha per te mbrojtur karrigen Luli

0
556

4 ore ka zgjatur mbledhja e keshillit kombetar te partise demokratike ku ne fund u vendos se nuk preket mandati i kryetarit të PD, duke bërë që në tërësinë e tyre propozimet e kritikëve të rrëzohen. Në mbledhje ra në sy mungesa e ish-kryeministrit Sali Berisha, ndersa që në fillim mbledhja nisi me debate mes Lulzim Bashës dhe kritikëve të tij.

 

Nënkryetari i PD Edi Paloka sqaroi pse shumica e këshillit mbështeti kete qëndrim.

Lulzim Basha nuk hezitoj tu beje nje ftese kundershtareve te tij brenda partise.

Ndryshimet statutore që do t’i nënshtrohen votës finale në Kuvendin Kombëtar të 28 prillit. Për marrëveshjet politike do të pyetet Këshilli Kombëtar, ndërsa për koalicione me parti të majta Kuvendi Kombëtar. Sa i përket zgjedhjes së kandidaturave për deputetë, statuti parashikon që pas konsultimit me anëtarësinë, me propozimin e Kryetarit të Partisë, Kryesia e vendos listën përfundimtare të kandidaturave elektorale. E premte e zezë për Partinë Demokratike e ka quajtuar ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, mbledhjen e Këshillit Kombëtar.Në një analizë të gjatë që ka bërë në rrjetet sociale të mënyrës se si u ndërtua dhe u zhvillua mbledhja, Topalli në fund arrin në përfundimin se thelbi i mbledhjes dhe i draftit Basha ishte mbrojtja e karriges se Lulit, duke e bërë atë të përjetshëm me letra. Dhe për të mbuluar këtë turp, –shkruan Jozefina Topalli,- Luli bën kujdes të shpërndajë në media se po kthehet Jozefina në Këshillin Kombëtar, sepse Luli paska pranuar, që anëtarë të Këshillit Kombëtar të jenë ish-Kryeministri, ish-Presidenti dhe ish-Kryetari i parlamentit. Hileqar e quan Lulzim Bashën Jozefina Topalli, pasi sipas saj, ky nen, në statutin e PD ka qenë në vite. Topalli kërkon dorëheqjen e kryetarit Basha dhe rithemelim të Partisë Demokratike

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here