Analiza qe trazoj ujrat tek Vllaznia! 2 ore lojtaret perballe presidentes qe ne fund i fshihet mediave

0
635

 

Tek Vllaznia nuk ka më hapësira për të gabuar, pasi rënia nga superliga do të jetë e pashmangshme. Për shkak të situatës aspak të mirë që po kalon skuadra, për më shumë se 2 orë në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi” u zhvillua analiza me dyer të mbyllura, që në fokus kishte ndeshjen e fundit me Luftëtarin, por edhe atë me Teutën. Ish-sportistë, bordi drejtues, anëtarë të Këshillit Bashkiak, kryebashkiakja Voltana Ademi në cilësinë e presidentes së ekipit, stafit drejtues e ai teknik morën pjesë në takimin ku pati përveç analizës, edhe kritika e premtime për kthesë që në ndeshjen e ardhshme.

Presidentja Ademi ka kërkuar të dijë nga lojtarët se ku qëndron problemi i luhatjeve dhe si mund të gjenden zgjidhjet më të mira për të mos rrezikuar kampionatin. Vetë lojtarët kanë pranuar se nuk kanë qënë në lartësinë e duhur dhe premtuan se do të vijë ndryshimi, ku në këtë rast u kërkua mbështetja e më të vjeterve për t’i dhënë stimul skuadrës. Por në dalje presidentja Ademi ju shmang mediave dhe sëbashku me teknikun Gjoka, u larguan nga dyert e pasme të stadiumit. Frikën e përballjes me pyetjet e gazetarëve, për gjendjen në të cilën ajo e ka zhytur Vllazninë, nuk e shmangu as ketë herë, që u fsheh për minuta të tëra brenda stadiumit. Detyrën për të folur ja ngarkuan administratorit Astrit Gjyrezi që dha disa detaje sipërfaqësore nga mbledhja 2 orëshe.

Gjyrezi bëri me dije se penalizime për lojtarët nuk do të ketë, ndërsa rikonfirmoj vazhdimin e bashkëpunimit me Gjokën, duke shprehur besimin se Vllaznia do të gjejë kthesën.

Për lojtarët kuqeblu ka bërë jo pak habi mënyra se si klubi e kishte konceptuar këtë analizë, duke u ndjerë aspak komod nga mediat, edhe pse ato nuk qëndruan gjatë analizës. Me kritik me lojtarë të caktuar mësohet se kanë qënë ish futbollistët e Vllaznisë, që nuk kanë hezituar tu rikthejnë në vemendje gabimet përmes skemave të lojës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here