Dyshohej se mashtronte të moshuarit, ajo që i gjeti policia në makinë fundos kamerierin shqiptar

0
632

Një shqiptar është arrestuar në Parma të Italisë për shpërndarje të lëndëve narkotike.

30-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i njohur, punonte si kamarier. Policia italiane u vu në ndjekie të makinës së tij tip “Passat”, pasi prej disa kohësh vëzhgohej dyshohej nga disa banorë se vidhte dhe mashtronte të moshuarit.

Pasi vëren se po ndiqej nga policia,  30-vjeçari lë makinën dhe mundohet të arratiset në këmbë, por reagimi i shpejtë i policisë italiane bëri që ai të dorëzohet.

ff

Karabinierët i gjetën 30-vjeçarit një dozë të vogël kokaine të fshehur në pantallona. Sipas mediave italiane, forcat e policisë ushtruan një kontroll tjetër të imtësishëm në makinë e shqiptarit. Në bagazh, ata zbuluan një modifikim të dyshimtë.

Pas çmontimit të bagazhit, u arrit të zbulohej një ndarje që kishte krijuar shqiptari dhe ku kishte fshehur 2.1 kg kokainë që po të shitej në treg do të kishte një vlerë prej 200.000 eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here