Humb jeten ne lumin Kir, efektivi i policise se Shkodres Ded Shkalla

0
2288

Eshte gjetur i pajete ne ujrat e lumit Kir, efektivi i policise se qarkut Shkoder, Ded Shkalla 52 vjeç. Ai ka qene duke ardhur per ne mjediset e komisariatit te Shkodres, ku do te merrte ne oren 14.00 detyren ne sallen operative, por fatkeqesisht gjate rruges, ka gjetur vdekjen, ne shkaqe ende te paqarta. Forcat e policise dhe grupi hetimor mberriten ne vendngjarje ku konstatuan se trupi i pajete i gjetur ne kete zone, i perket kolegut te tyre. Ende nuk ka nje detaj mbi shkakun e vdekjes se efektivit, baba i 7 femijeve. Trupi i pajete eshte derguar ne morgun e spitalit rajonal te shkodres, ku do ti nenshtrohet ekzaminimeve. Policia eshte treguar e rezervuar ne detaje dhe ende nuk dihet nese efektivi kishte shfaqur kohet e fundit ndonje problem, apo vdekja ka ardhur per shkaqe natyrale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here