Thursday, May 23, 2024
Home Aktualitet Vera ende larg, java me shi por me temperatura të larta

Vera ende larg, java me shi por me temperatura të larta

0
524

Reshjet e shiut do ta mbajnë ende larg stinën e ngrohtë të verës të paktën deri në javën e ardhshme.

Reshjet e nisura pasditen e së mërkurës do të vijojnë të jenë intensive dhe përgjatë paradites së të enjtes.

Meteorologu, Metodi Marku: Ka mundësi për reshje por të kufizuara gjatë orëve të pasdites jo në gjithë territorin por në zona shumë të lokalizuara, kryesisht terrenet kodrinore dhe malore që në gjeografinë e Shqipërisë do të thotë pak a shumë pjesa lindore që do të ketë propabilitetet më të larta. Nuk do të jenë reshjet e para 4-5 ditëve ku ne patëm një sasi të konsiderueshme reshjesh për 4-5 orë gjatë pasdites.

Por edhe pse shiu nuk do t`i ndahet kësaj jave, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë.

Metodi Marku: Temperaturat përgjithësisht deri në fund të kësaj jave dhe fillimit të javës që vjen, trendi i temperaturave pritet të jetë në rritje.Shumica e ditëve do të sjellin rritje ndonëse të pakta, graduale por tendenca do të jetë në rritje.

Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, mesi i javës së ardhshme do të shënojë një qëndrueshmëri të motit dhe rikthimin e ditëve me diell.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here