Friday, April 19, 2024
HomeAktualitet“Si u shërova në Velipojë”, rrëfimi sekret i kohës së diktaturës…

“Si u shërova në Velipojë”, rrëfimi sekret i kohës së diktaturës…

-

 

Syrja M., ishte një pacient i dëshpëruar. “Mjekësia socialiste” e para viteve ’90, kishte ngritur duart, ai ishte sipas saj, pa kurfarë shpëtimi nga angina pectoris, një sëmundje e rëndë e zemrës.

Mirëpo Syrjaji e donte jetën, donte të gëzontë çdo ditë të saj, pamvarsisht varfërisë dhe sëmundjes që e mundonte.
Ai ju drejtua një miku të familjes, një prift që sapo kishte dalë nga burgu. Pamvarsisht se ishte myslyman, miqësia me ish priftin katolik, ishte e fortë dhe miqësi brezash.
“Asgjë nuk është pa shpëtim! Lutju Zotit” e këshilloi ai. Pastaj vazhdoi: “kam dëgjuar njëherë një mikun e gjyshit tim, që Velipoja bën mrekullira, si ajër dhe si një vend i mbarë i bekuar nga Zoti… Provoje, aty janë shëruar edhe shumë azmatikë… vërtet Razma ka ajër bjeshke, por Velipoja ka edhe detin edhe pyllin, edhe malin…”

Syrjaji nuk ja bëri dysh fjalën mikut të mençur, i morri borxh një kojshije një biçikletë të vjetër “Bianchi” dhe duke thyer porosinë e mjekëve që i këshillonin me e pritë vdekjen në shtrat, filloi të shkonte çdo mëngjes në Velipojë, pjesa më e madhe e te cilës asokohe ishte zonë e ndaluar ushtarake dhe krejt e virgjër.

Herët e para e pati të vështirë, por erdh Pranvera dhe ai u përmirësua. Por nuk harronte të shkonte përditë buzë detit, afër pyllit dhe në rrëzë të malit, në Velipojë.
Mbas një viti, ai u shfaq përsëri në dyert e Spitalit të Shkodrës. Mjekët fillimisht nuk i besuan syve që ai ishte gjallë. Pastaj e vizituan. Aty pastaj filloi habia e dytë dhe më e madhe. Zemra e tij e sëmurë, nuk ishte më e sëmurë aspak, përkundrazi…
Syrjaji e ruajti “sekretin” e shërimit të tij. Por sot është 89 vjeç, dhe është bërë velipojak, dhe kujdeset çdo mëngjes për bahçen e vetë të begatë, plot stërnipa e stërmbesa…

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts