Friday, April 19, 2024
Home Politikë Paloka: Balla pranoi miqësinë me Begon, por nuk tha çfarë lidhja ka...

Paloka: Balla pranoi miqësinë me Begon, por nuk tha çfarë lidhja ka me të

0
577

Pas konferencës për shtyp, ku deputeti socialist Taulant Balla pranoi njohjen me shtetasin Edmond Bego, të arrestuar në Greqi, nënkryetar i PD, Edi Paloka deklaroi se pavarësisht njohjes, Balla nuk tregoi se çfarë e lidh me këtë shtetas.

Paloka: Çfarë e lidh atë me një trafikant ndërkombëtar droge, pasuria e të cilit është shumëfishuar që nga lidhja e miqësisë me Taulant Ballën. Taulant Balla duhet të sfidojë Prokurorinë dhe Policinë për të hetuar dhe sqaruar shqiptarët, nëse pasuria e trafikantit biznesmen është shtuar këto dy vjet me ndikimin dhe ndërhyrjen e Taulant Ballës.

Paloka reagoi edhe pas deklaratës së Ballës për deputetin tjetër socialist Jurgis Çyrbja, duke thënë se Prokuroria nuk mund të japë informacione zyrtare, duke i quajtur deklaratat e Ballës si gënjeshtra.

Paloka: Prokuroria nuk mund të japë zyrtarisht, siç tha Balla, asnjë informacion për persona nën hetim. Sot prokuroria ka rastin të sakrifikojë diçka nga përkushtimi politik dhe të japë përgjigje, nëse e ka informuar apo jo Taulant Ballën për Jurgis Çyrbjen.

Çdo heshtje e Prokurorisë për këtë çështje sipas Palokës, është përfshirje në afera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here