Deputeti i dorëhequr i Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Braimllari i ftuar në Fax News, foli mbi aksionin e opozitës pas vendimit për të djegur mandatet.
Braimllari theksoi se qëllimi kryesor i opozitës është krijimi i një qeverie tranzitore për të garantuar zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
“Qendrimi i opozitës është i qartë qeveri tranzitore për ti hapur rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Protesta e 16 shkurtit ishte hisorike për nga pjesmarrja, kjo e detyroi Edi Ramën të futet në bunkerin e tij
Të jeni të bindur se opozita i ka konsumuar të gjitha informacionet e nevojshme për vendimin për djegien e mandateve. Ky është vullneti i popullit, mbi të gjitha dhe opozita ka lexuar këtë vullnet. Edi Rama ka shkelur kushtetën. Ti sot je pa imunitet, çfarë frikë kemi nga SPAK-u. Ne inkurajojmë që të krijohet SPAK-u sa më shpejt që këto ministra të Ramës të përfshirë në afera korruptive të shkojnë para drejtësisë.”- u shpreh Braimllari.