Kur ata kanë bërë diçka për të cilën janë kritikuar nga pronari i tyre menjëherë ka ardhur një qëndrim i tillë i kafshës.
Por a e bëjnë me të vërtetë, apo është një nga format e shumta të antropomorfizimit të këtyre kafshëve?
Ajo që u vu re nga ky studim ishte pikërisht fakti se të gjithë qentë që u bënë pjesë e eksperimentit pasi pësuan kritika nga pronarët e tyre morën qëndrimin tipik të një të penduari duke vështruar me pendesë pronarin e tyre.
Studiuesit besojnë se studimi tregon se “shikimi prej fajtori” nuk lidhet thuajse aspak me veprimin që kafsha ka bërë pasi këtë ata nuk mund ta kuptojnë por lidhet me faktin se pronari i kritikon ata. Pra gjendja emocionale e kafshës ndryshon në bazë të sjelljes së pronarit.