Friday, April 19, 2024
Home Politikë Rudina Hajdari i kujton PD-së: Përjashtuat 2 herë Azem Hajdarin dhe u...

Rudina Hajdari i kujton PD-së: Përjashtuat 2 herë Azem Hajdarin dhe u penduat

0
718

Rudina Hajdari do të vijojë të jetë deputete e Kuvendit të Shqipërisë, edhe me riskun për të mos qenë më pjesë e Partisë Demokratike që e nxori deputete.

Por Hajdari i kujton PD-së se edhe babai i saj, Azem Hajdari, është përjashtuar dy herë nga kjo parti, ndaj kërkon një vendim të matur prej saj.

Hajdari: Kjo nuk është hera e parë që PD përjashton anëtarë apo deputetë të saj, ka ndodhur dhe në familjen tim, ka ndodhur me tim atë dy herë. Në ato raste janë penduar për këtë lloj vendimi.Duhet të jemi shumë të matur para se të marrim këto lloj vendimesh dhe të jemi të kujdesshëm se çfarë mesazhesh ne japim me këto vendime. Nuk mund të ndjek dot një vendim kolegjal që shkon kundër frymës së Kushtetutës së Shqipërisë, kundër interesave të Shqipërisë. Më vjen keq nëse zhgënjej partinë time por unë do të zgjedh interesin e Shqipërisë. Gjërat janë në ajër dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë. Do kem një marrëdhënie normale me kolegët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here