Ekstradohet në Itali, 59 vjeçari i kërkuari për organizatë kriminale e trafik droge

0
751

Policia e Vlorës njoftoi kapjen e e një personi në kërkim ndërkombëtar, i cili do të ekstradohet drejt vendit fqinj, Italisë.

Policia bën të ditur se është arrestuar R.B i moshës 59 vjeç, banues në fshatin Fitore – Vlorë. Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Organizatë kriminale i trafikimit të lëndëve narkotike”.

Arrestimi i tij u bë në fshatin Novoselë.

Kapja e 59 vjeçarit u bë e mundur përmes bashkëpunimit të policisë me qytetarët, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Interpol Tirana.

Në vitin 2009 Gjykata e Palermos ka lëshuar një urdhër arresti europiaqn ndaj shtetasit R.B.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, vihet në pranga një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Arrestohet provizorisht 59 vjeçari R. B., banues në fshatin Fitore – Vlorë, për veprën penale “Organizatë kriminale i trafikimit të lëndëve narkotike”.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Interpol Tirana, kanë bërë kapjen e 59 vjeçarit në fshatin Novoselë të Vlorës duke e vendosur para përgjegjësisë penale si më poshtë:

Gjykata e Palermos – Itali në vitin 2009, ka lëshuar Urdhër Arrestin Europian ndaj shtetasit R. B, për veprën penale “Organizatë kriminale e trafikimit të lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian dhe nenet 73, 74 të Dekretit të Presidentit 309/1990. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here