Gjosha: 30 qershorin procesi ilegjitim, vendi në udhëkryq

0
676

Ish-deputetja e LSI-së Klajda Gjosha deklaron se i gjithë procesi i 30 qershorit ishte ilegjitim pasi iu mohua e drejta për të zgjedhur pjesës më të madhe të qytetarëve.
Në studion e Neës24 në rubrikën “Opinion”, Gjosha tha se OSBE/ODIHR e kishte të vështirë të vazhdonte më tej për t’u shprehur sepse ka paqartësi ligjore, duhet të ishte zhvilluar apo jo 30 qershori.

“Ka shumë video, ka shumë denoncime për 30 qershorin. E kemi parë me sytë tanë. Kemi qenë të organizuar edhe në terren për të filmuar gjithçka vetë.

OSBE/ODIHR ka shprehur gjithçka sa mund të shprehej në raportin paraprak. Glover e shpjegoi situatën e paprecedentë që kishte ndodhur. I gjithë procesi është ilegjitim, sepse iu është mohuar pjesës më të madhe të qytetarëve të zgjedhin. Mohim i drejtpërdrejt i bërë nga qeveria shqiptare. E dyta OSBE/ODIHR e kishte të vështirë të vazhdonte më tej për t’u shprehur sepse ka paqartësi ligjore, duhet të ishte zhvilluar apo jo 30 qershori”, tha ish-ministrja e Integrimit.

Gjosha bëri edhe një koment për konferencën për shtyp të fundit të Presidentit të Republikës.

“Nuk e di nëse qetësia do të ishte karakteristika më e mirë që mund të ndiqte çdo politikan apo institucion në kohët kur jetojmë. Vendi në udhëkryq të jashtëzakonshëm, njerëzit të shqetësuar se çfarë do të ndodhë. Shteti i kapur nga një grup individësh.
Patjetër ishte një fjalim i fortë. Ne jemi në mbështetje të plotë të kauzës së tij dhe mënyrës se si po vetëofrohet për zgjidhje”, tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here