Friday, September 17, 2021

Etiopia gati për rekord botëror, synon mbjelljen e 4 miliardë pemëve

386
0

Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed ka ndërmarrë një mision që synon mbjelljen e katër miliardë pemëve në të gjithë vendin. Etiopia është vendi i dytë më i populluar i Afrikës.

Projekti do vihet në zbatim gjatë sezonit të shiut.

“Gjatë viteve të fundit, sipërfaqja e pyjeve në Etiopi është zvogëluar dhe ne kërkojmë ripyllëzimin kombëtar me 40 pemë për kokë,”-tha zyra e kryeministrit në një postim në mediat sociale.

Në fotot e publikuara kryeministri Abiy shihet duke mbjellë një filiz që zyrtarizon iniciativën.

Etiopia, gjatë disa viteve të fundit, është përballur me thatësira në zona të caktuara të vendit si rezultat i ndryshimeve klimatike.

Mbi 2 milion kafshë kanë ngordhur në vend në 2017 si rezultat i thatësirës nga mungesa e reshjeve.

LEAVE A REPLY