Dy shqiptarë kanë humbur jetën pasi janë përplasur me murin e një autostrade ndërsa po udhëtonin me makinën e tyre. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orën 6.00 të mëngjesit të sotëm në autostradën Pontebbana në Villorba Treviso.
Lajmin e konfirmon e përditshmja italiane “Corriere della sera”. Dy shqiptarët po udhëtonin me një Wolkswagen Golf GTI kur dolën nga rruga dhe u përplasën me murin e çimentuar që mbronte një kantier në Pedemontana.
Sipas Policisë janë ende të pazbardhura motivet pse dy shqiptarët ndryshun kursin e drejtimit të mjetit dhe u përplasën me murin rrethues të kantierit. Viktimat janë dy burra të kombësisë shqiptare, 24 vjeçari M.D dhe 35 vjeçari K. R, rezident në Spresiano.