Thursday, December 12, 2024
Home Kronika Gjermani: Shqiptari vret me thikë gruan dhe një 23 vjeçarin afgan

Gjermani: Shqiptari vret me thikë gruan dhe një 23 vjeçarin afgan

0
816

Një shqiptar është arrestuar pasi akuzohet se vrau me thikë gruan dhe partnerin e saj të ri afgan. Ndërkohë foshnja dy muajshe e gruas nuk është lënduar.

Ngjarja u shënua të shtunën pasdite (17 gusht) në stacionin e trenit në Iserlohn informoi policia të dielën pasdite.

Gruaja jetonte e ndarë nga 43 vjeçari, shqiptar nga Kosova, i cili njihej nga policia për dhunë familjare. Për këtë arsye gruaja ishte larguar nga ai dhe ishte vendosur në një qendër strehimi për gratë në Iserlohn. Mesa duket ata kishin lënë një takim në stacionin hekurudhor të Iserlohn, ku dhe ndodhi ngjarja e tmerrshme.  Hetimet pritet të zbardhin shkaqet që e nxitën gruan të dilte në takim.

Dëshmitarët e krimit të rëndë morën foshnjën dhe e dërguan në spital. Nga hetimet e para, djali afgan ka mundësi të jetë babai i fëmijës” tha një zëdhënës i policisë të dielën.

I dyshuari nuk ka bërë rezistencë në momentin e arrestimit. Ai akuzohet për vrasje të dyfishtë.

Autopsia e viktimave zbuloi se shkaku i vdekjes ishin plagët e shumta të shkaktuara nga një thikë e mprehtë” informon policia.

Policia ka sekuestruar dhe armën e krimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here